Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Arrestimi i Habilajt në Itali, Dritan Zagani jep detaje për kushëririn ‘biznesmen’ të Saimir Tahirit

Arrestimi i Habilajt në Itali, Dritan Zagani jep detaje për kushëririn ‘biznesmen’ të Saimir Tahirit

16:17, 16/10/2017
A+ Aa A-

Ish komisari i policisë Dritan Zagani ka reaguar me anë të një statusi në facebook, pas lajmit të arrestimit në Itali të Moisi Habilajt.

Zagani aktualisht është azilant politik në Zvicër dhe e gjithë historia e tij dhe përndjekja që i është bërë në Shqipëri nga ish-kolegët e tij në polici, ka pasur të bëjë pikërisht me Habilajt kushëri i ish-ministrit Tahiri të cilin e hetoi më kot pikërisht për krimin për të cilin e kanë prangosur në Itali.

Ish-eksponenti i policisë në kohën që ka qenë me detyrë në Fier dhe Vlorë ka hetuar për vëllezërit Habilaj, si pjesëtarë të një organizate të fuqishme në trafikimin e drogës.

Madje ai arriti të zbulojë dhe denoncojë më vonë, se ata përdornin për qëllimet e tyre edhe vetë makinën personale të Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë.

Statusi i plotë i Dritan Zaganit, pas arrestimit të Habilajt në Itali

Arrestohet ne Itali kushuriri i preferuar Moisi Habilaj....nje " bisnesmen" i ndershem nga Vlora qe me "djersen" e ballit keto 4 vite qeverisje te rilindjes rriti fitimet e bisnesit ne ca miliona euro...!

Vite me pare kur une si polic i "korruptuar" u arrestova me urdher te kushuririt te Moisiut, ministrit te asokohe z.Saimir Tahiri,,nga Saja dhe shefi i tija u tha qe une isha nje i arratisur dhe kriminel qe bashkepunoja me trafikantet dhe se kushuriri i shkrete ishte bisnesmen i paster ....!

Çfare te them me teper...jam pa fjale ...vetem pres me ankth si do reagoj Shqiperia ime( shtypi dhe mediat) apo dhe vete shteti im per keto "shpifjet" qe une kam vite e vite qe i hetoja ne cilesine e policit...si dhe i kam deklaruar si fakte te fatkeqesise time para me shum se dy vite ne menyre publike....dhe u shpallen si shpifje nga te gjitha strukturat e shtetit deri te vete lartgjateaia e tije zoti Rama....!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta16/10/2017 18:40

Dhe prap ti do te ngelesh nje oficer policie i " korru[tuar" nje shpifes dhe bashkepuntor me trafikantet....ndersa Habilajt dhe Tahiret do te jene te ndershem ne te gjitha llojet e bizneseve qe ata i bene milionere ne keto kater vjete.........O polic i dashur, ketu tek ne ne Shqiperine tone, sundon MAFIA qe vete ne e instaluam me voten tone, por edhe me bekimin e Amerikes dhe BEs , mos tja u hame hakun edhe atyre se edhe ata ketu u bene milionera ne Euro dhe Dollare....po shkele ti ketu, ta dish mire se do te bertasim, do te shajme, do te beshtyjme, do te godasim me veze por edhe me gure sepse ti i ke dale kunder partise dhe MAFIAs te kesaj partie qe ne e votojme.....e more veshte.....

Shto koment

Denonco