Trafikoi 3.5 ton kanabis, arrestohet në Itali Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit Në foto: Moisi Habilaj (ne mes) dhe te arrestuarit e tjere

Trafikoi 3.5 ton kanabis, arrestohet në Itali Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit

15:20, 16/10/2017
A+ Aa A-

Një organizatë shqiptaro-italiane që akuzohet se ka trafikuar 3.5 ton kanabis sativa është shkatërruar mëngjesin e sotëm nga policia italiane. Janë 7 persona të arrestuar operacionin e koduar ‘Erë trëndafili’, mes tyre 3 janë shqiptarë e 3 italianë.

Por njëri prej tyre është një emër shumë i njohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për vlonjatin Moisi Habilaj (në foto i pari), kushëriri ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sipas opozitës, trafikonte drogë me ‘Audin’ e ministrit.

    Hetimet për organizatën

    Organizata në vitet fundit kishte mundur të transportonte në Itali nga bregu shqiptar rreth 3.5 ton marijuanë, që është sekuestruar në disa raste gjatë dërgesave.

    Në veçanti, organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një qarkullim që kapte vlerën e 20 milionë eurove.

    Operacioni u zhvillua pas përgjimeve të shumta telefonike. Përgjatë hetimit, janë konfiskuar sasi të ndryshme droge, me arrestimin e 20 korrierëve.

    Pjesë e hetimit ishte dhe ndalimi e sekuestrimi i një peshkarexhe dy vite më parë që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë si dhe qindra municione. Si përfundim janë arrestuar 7 pesrona, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busaça dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    G16/10/2017 22:11

    Po pse cfare te keqe ka Shqiperia nga kanabisi? Apo se po mban me buke gjysmen e shqiptareve. Thellohu pak o mr. T

    t16/10/2017 16:59

    mediat ruse jo me kot i kane vene nje emer tjetr shqiperise:kanabistan.per kete kanabizim te vendit qe nuk mbeti media e huaj prestigjoze pa e denoncuar,rama duhet terhequr zvarre deri sa ti dali shpirti

    Shto koment

    Denonco