FOTO/ Dëmtohen 80 m të rrugës ‘Egnatia’, nisin hetimet

FOTO/ Dëmtohen 80 m të rrugës ‘Egnatia’, nisin hetimet

16:58, 14/10/2017
A+ Aa A-

Dëmtohet gjatë punimeve të një Hidrocentrali në Velçan, një segment rrugor i rrugës së vjetër “Egnatia” me gjatësi 80 m.

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin e firmës private që po ndërton Hidrocentralin në Velçan për dëmtim të rrugës.

    Sipas bluve, kompania gjatë punimeve për HEC-in ka dëmtuar një segment rrugor të rrugës së vjetër “Egnatia” me gjatësi 80 m.

    Për këtë arsye është proceduar penalisht E.K, 51 vjeç, banues në Tiranë. Administratori i firmës private akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

    “Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNATIA”, sqaron policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco