Sherr dhe dhunë, Policia arreston në flagrancë 3 punonjës të Policisë Bashkiake

Sherr dhe dhunë, Policia arreston në flagrancë 3 punonjës të Policisë Bashkiake

13:30, 14/10/2017
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar tre punonjës të Policisë bashkiake të Rrogozhinës. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr.1 të qytetit, pasi tre policët bashkiakë bashkë me shoferin e një furgoni ushtruan dhunë duke mos lejuar të parkojë në stacion, një autobuz publik interurban; dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos, E.D, 28 vjeç dhe E.D, 28 vjeç, vëllezër.

Në pranga ranë: Ruzhdi Juba, 54 vjeç; Qamil Canaj, 59 vjeç dhe Enver Qepa, 42 vjeç, të tre banues në Rrogozhinë; shoferi i furgonit, R.J. 26 vjeç, u procedua në gjëndje të lirë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim" dhe "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga nenet 250/25 dhe 89 të Kodit Penal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco