VIDEO/ Ekstradohet nga Holanda atentatori i Florenc Çapes dhe Bledar Muçës. Ja emri

VIDEO/ Ekstradohet nga Holanda atentatori i Florenc Çapes dhe Bledar Muçës. Ja emri

13:10, 14/10/2017
A+ Aa A-

U përfshi në atentatin ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës në Elbasan, ekstradohet nën masa të rrepta sigurie nga Holanda 19 vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë. Pak kohë më parë nën masa të rrepta sigurie dhe pa u bërë publik është ekstraduar nga Holanda Shkëlzen Hasanpapaj.

Hasanpapaj u prangos në shkurt të vitit 2017 nga policia holandeze pasi u pikas atje pa dokumente dhe rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Por si u zbulua i riu nga Tropoja me banim në Elbasan?

Ishte analiza e ADN-s ajo që konfirmoi përfshirjen e tij në këtë krim dhe kjo gjurmë ADN-je përfitua nga rrobat që ai braktisi pak caste pasi kreu atentatin në oborrin e gjykatës së Elbasanit ku qëlloi ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës e po ashtu plagosi dhe një punonjëse policie.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se me mbërritjen në shqipëri Hasanpapajt i është bërë edhe njëherë analiza e ADN-së e cila po ashtu ka konfirmuar gjurmët krahasuese të profilit gjenetik të gjetura në rrobat që ai duket në këto pamje.

Aktualisht Shkëlzen Hasanpapaj ndodhet në paraburgim pranë një burgu të sigurisë së lartë në vend dhe ruhet përgjatë 24 orëve.

Ai konsiderohet si një person kyç për hetuesit për zbardhjen e atentatit ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës të ndodhur në qershor të 2016-ës. Hasanpapaj është sjellë në Rinas nga policia Holandeze dhe me autoblind është dërguar në qeli ku prej më shumë se 3 javë nuk ka pranuar të flas për hetuesit në lidhje me atentatin. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco