Gjendet gjallë nga ushtria shqiptare, zvicerania që iu mbyt varka

Gjendet gjallë nga ushtria shqiptare, zvicerania që iu mbyt varka

11:09, 14/10/2017
A+ Aa A-

Ushtria shqiptare ka gjetur gjallë, shtetasen zvicerane Vera Kaser,  e cila bashkë me të shoqin ndodhej në një varkë që ishte mbytur në det ditën e djeshme. 

Vera Kaser u gjet e tronditur thellë në bregdet dhe u dërgua menjëherë në spital. I shoqi i saj po ashtu u gjet gjallë nga ushtria greke në brigjet greke, por në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe u dërgua në spitalin e Korfuzit.

Ata kaluan pasditen e djeshme me varkë në afërsi të Borshit dhe Vera Kaser kishte komunikuar me radio deri vonë, por më pas kur lidhja u ndërpre, nisi operacioni i shpëtimit për gjetjen e tyre në brigjet e të dyja shteteve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco