Prangosen dy inspektorë të AKU-së në Tiranë. Ja emrat

Prangosen dy inspektorë të AKU-së në Tiranë. Ja emrat

11:13, 14/10/2017
A+ Aa A-

Dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Tiranë janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për abuzime me detyrën. 

Deklarata është bërë nga Policia e Tiranës, e cila tha se ndalimet e dy inspektorëve janë bërë një ditë më parë.

Të arrestuarit mësohet se janë Albert Mahmuti, 48 vjeç dhe Ervina Dervishi, 31 vjeçe të dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

Këta dy persona janë ndaluar pasi gjatë kontrolleve në dy thertore, ata kishin lënë vazhimin e punës pa plotësuar kushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco