Ushtria shqiptare dhe greke gjejnë zviceranin që iu mbyt varka, vazhdon kërkimi për gruan e tij

Ushtria shqiptare dhe greke gjejnë zviceranin që iu mbyt varka, vazhdon kërkimi për gruan e tij

10:44, 14/10/2017
A+ Aa A-

Ushtria shqiptare dhe ajo greke kanë arritur të gjejnë shtetasin zviceran Peter Kaser në brigjet greke, pasi atij i ishte mbytur varka. Por, bashkëshortja e tij, Vera Kaser, nuk është gjetur ende dhe kërkimet po vazhdojnë në brigjet e dy shteteve. Peter Kaser u dërgua në spitalin e Korfuzit për mjekim.

Dy zviceranët kanë lundruar me varka në ujërat shqiptare pranë Borshit dhe në mesnatë, Vera Kaser, komunikoi me radio. Mësohet se varka e tyre u mbyt dhe kjo kërkoi angazhimin e mjeteve të Forcave të Armatosura shqiptare, një anijeje shpëtimi dhe një helikopteri. Po ashtu, Greqia nisi operacionin e kërkimit në brigjet e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco