Ndërtimi në Këlcyrë, 'shkrihet' komisariati i Përmetit. Shkarkime nga shefi tek policët. Ja emrat

Ndërtimi në Këlcyrë, 'shkrihet' komisariati i Përmetit. Shkarkime nga shefi tek policët. Ja emrat

10:47, 13/10/2017
A+ Aa A-

Ndërtimi në Këlcyrë i ka kushtuar vendin e punës të gjithë drejtuesve të Policisë së Përmetit. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në fund të analizës së veprimeve dhe mos veprimeve të strukturave vendore të Policisë Gjirokastër në rastin e një ndërtimi pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.

Kështu, konstatimi i grumbullimit të materialeve dhe fillimit të punimeve në këtë vend për devijimin e një burimi natyror uji, është bërë në datë 5 shtator 2017 nga grupi i kontrollit të territorit të Postës së Policisë Këlcyrë. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

• U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

• U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

• U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

• U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

• U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:

• Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;

• Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;

• Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës. 

Në reagim të kësaj problematike ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre dërguar drejtuesve të Policisë së Shtetit, dënon ashpër mos reagimin e strukturave përgjegjëse në kohën e konstatimit të punimeve, duke nënvizuar nevojën për kontrollin e territorit dhe tërheq vëmendjen e strukturave vendore të policisë lidhur me përgjegjësinë ligjore që ato kanë për parandalimin, evidentimin dhë ndëshkimin e shkeljeve të ligjit, të cilat lidhen me ndërtimin në territor, si dhe me ruajtjen e mjedisit.

Ministri Xhafaj tërhoqi vemendjen e drejtorëve të policisë së qarqeve për rikonceptimin e një marrëdhënieje të re në shërbim të qytetarëve dhe kërkoi nga Drejtori i Përgjithshsëm i Policisë kryerjen e analizave të veçanta me gjithë strukturat vendore për reflektimet e duhura.

Ministri veçon suksesin mbresëlënës në kontrollin e territorit kundër kanabisit, por shpreh shqetësimin se një ndër sfidat kryesore të Policisë së Shtetit është edhe kontrolli, evidentimi i çdo ngjarje në territor, duke përfshirë këtu krimet mjedisore, sigurinë publike, ndotjet dhe ndërtimet pa leje. Ai shton se askush nuk ka imunitet për t’i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cënojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

“Mbetem personalisht i angazhuar si dhe në përmbushje të zotimeve të Qeverisë shqiptare, ashtu sikundër besoj edhe për ju, për të kërkuar ndëshkim me tolerancë zero të çdo punonjësi të Policisë, që me veprime apo mos veprime shkel ligjin, apo bëhet palë me shkelësit e tij”, shkruan ministri i Brendshëm në mesazhin e tij.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, që edhe me mbështetjen e partnerëve, të përmbushin me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ju lumte14/10/2017 13:04

Hahahaha komentet me emer e mbiemer qe tha tregojne shefit. Bravo kjo eshte administrata dixhitale qe duam qe me taksat tona marrin rrogen per propogandd dhe komente ne internet. Ju lumte!

olsi tr13/10/2017 14:05

keto jane standartet qe duhet te permbushe policia per te qene nje polici sipas standarteve europiane.keshtu duhet te funksionoje policia ne nje shtet demokratik dhe ligjor ne menyre qe shkelesi i ligjit te marre ate qe meriton

ermira kola13/10/2017 14:00

perkushtimi dhe profesionalizmi i treguar tregon seriozitetein me te cilin po punon policia e shtetit.eshte normale qe po u shkel ligji do mbahet pergjegjesi sepse vetem keshtu mund te vendose rregulli,siguria dhe rendi

Benton13/10/2017 13:10

Keto veprime aq normale ne nje rast te till flagrant, na u deshen 27 vite per ti pare e vene ne veprim ligje qe kane qene gjate gjithe kohes aty po qe nuk i zbatonte njeri.

Besira hajdari13/10/2017 12:49

Tani kemi njerzit e duhur qe po qeverisin kete vend,qe ja duan te miren shtetitt te tyre,ministri po e tregon kete cdo dite

Astrit Memajdini13/10/2017 12:45

Epo shyqyr me ne dund do mbaje pergjegjesi secili per veprimet e tij te paligjshme.

Demir Cepa13/10/2017 12:44

Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe duhet zbatuar nga te gjithe. Cdo kush qe e shkel at duhet te ndeshkohet.

xhevid sula13/10/2017 12:39

keto shkarkime duheshin bere gjate 27 viteve po KUSH ti bente te vdekurit,tani fale nje ministrie qe punon dite nate po vendoset drejtesi dhe cdo shkeles ligji po merr ate qe meriton.

Elda Hysi13/10/2017 12:38

Epo shyqyr qe shteti po reagon edhe ndaj atyre qe jane te veshur me pushtet ne menyre qe cdo person te ndihet i sigurt dhe te mos krijohen hapesira favorizuese per indivit te cilet zoterojne pushtet apo perkrahje politike

Krenar dardha13/10/2017 12:30

Fal ndyshimeve te reja policia po behet efikase dhe po godet kedo qe shkel ligjin.

Shto koment

Denonco