Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Tiranë

18:08, 12/10/2017
A+ Aa A-

Një burrë ka humbur jetën një ditë më parë në kryeqytet pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”, kur teksa lëvizte me biçikletë, ai është rrëzuar dhe gjatë transportit në spital, ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin e të ndjerit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco