Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Goditi gjyshërit me thikë, i riu habit me dëshminë e tij

Goditi gjyshërit me thikë, i riu habit me dëshminë e tij

17:38, 12/10/2017
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar plagosi me thikë gjyshin dhe gjyshen rreth orës 13:00 në rrugën “Muhamet Deliu” në kryeqytet.

    Autori i identifikuar nga policia është Beniamin Kaso, i cili u ndalua pak minuta pas ngjarjes.

    Image

    19-vjeçari plagosi me thikë gjyshin nga nëna, Shaban Agai 80 vjeç dhe gjyshen Hajrie Agai 70 vjeç, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

    I riu i ka goditur të moshuarit me mjetin prerës në rrugën kryesore të lagjes ku banonin, në zonën e njohur si "Fresku". Por në deklarimet e para, 19-vjeçari i ka habitur hetuesit të cilët e kanë marrë në pyetje.

    Sipas burimeve, Beniamin Kaso është shprehur se gjyshin dhe gjyshen i qëlloi me thikë pasi ishte i mërzitur dhe se ata talleshin me të.

    Ky motiv nuk është aspak bindës për hetuesit, të cilët dyshojnë se i riu mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve ose e ka kryer veprimin në gjendje depresioni, ndaj po zhvillohen verifikime të tjera. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco