VIDEO/ Arrestohet 50 vjeçari nga Memaliaj. Ju gjet 60 kg drogë

VIDEO/ Arrestohet 50 vjeçari nga Memaliaj. Ju gjet 60 kg drogë

15:19, 12/10/2017
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një qytetar nga Memaliaj, nën akuzën e ‘prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas policisë, në banesën e 50 vjeçarit M.M në Kurtëz të Memaliajt, u gjetën disa pako të dyshuara si kanabis sativa. Pesha totale e lëndës së sekuestruar arrinte 60 kg.

Ja njoftimi i policisë:

Goditet një rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".

Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco