Presidenti i Kosovës shet si takim zyrtar, foton ceremoniale me Presidentin Donald Trump

Presidenti i Kosovës shet si takim zyrtar, foton ceremoniale me Presidentin Donald Trump

19:20, 20/09/2017

Hashim Thaçi ka qenë një nga protagonistët kryesor të ngjarjeve në Kosovës që nga lufta për çlirim e deri në proceset e saj shtetformuese. Sot ai është President i Republikës së Kosovës, por duket sesa më shumë rritet në detyrë, aq më shumë ai përqafon vanitetin politik si model.

Pak ditë më parë në një postim në Twitter se do të kishte një takim të shkurtër me Presidentin e SHBA-se, Donal Trump. Por ajo që duhet të ishte një takim qoftë edhe i shkurtër, në fakt nuk është veçse një foto ceremoniale që shefi i Shtëpisë së Bardhë, historikisht ia rezervon të gjithë krerëve të shteteve pjesëmarrëse gjatë çeljes së sesionit vjetor të OKB-së.

Dhe si hera e parë që Hashim Thaçi udhëton drejt SHBA-së me cilësinë e Presindentit të Republikës së Kosovës, i erdhi edhe atij radha për këtë foto ceremoniale, që një asnjë rast nuk duhet ngatërruar me një takim “qoftë edhe të shkurtër” me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sa për albumin personal të familjes Thaçi ky ‘takim’ padyshim që ka vlera të larta dhe ndoshta për këtë arsye Presidenti i Kosovës shkruan: “Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco