Kosovë, 50 mijë fletë votimi pa vlerë, dyshime për deformim të qëllimshëm të rezultatit

Kosovë, 50 mijë fletë votimi pa vlerë, dyshime për deformim të qëllimshëm të rezultatit

09:47, 28/06/2017

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës është drejt finalizimit të numërimit të votave me kusht, të cilat do t’i hapin rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare, shkruan sot Koha Ditore.

Numërimi i tyre pritet të përfundojë të mërkurën. Por, dukuria e fletëvotimeve të parregullta ka qenë prezente edhe tek votat me kusht, duke bërë që të rritet numri i tyre, në total mbi 50 mijë.

Burim Ahmetaj, koordinator në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka thënë se një numër i fletëvotimeve kanë qenë të dëmtuara me qëllim, që të mos mund të vlerësohen si të rregullta.

“Vota të pavlefshme ka edhe në fletëvotimet me kusht. Bëhet fjalë për një numër jo aq të madh sa kemi pasur më herët, ku kryesisht ka fletëvotime të dëmtuara qëllimisht”, ka thënë Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco