Arrestohet 4 persona, kërcënuan me jetë gjyqtarin

Arrestohet 4 persona, kërcënuan me jetë gjyqtarin

16:50, 17/03/2017

Policia e Kosovës ka vënë në pranga 4 persona të cilët akuzohen se kanë kërcënuar me jetë gjyqtarin e Departamentit të krimeve, Beqir Kalludrën.

Sipas njoftimit të policisë, kjo ngjarje është regjistruar në pallatin e Drejtësisë, ku 4 personat kanë tentuar të pengojnë seancën gjyqësore.

Familjarët e të akuzuarit kanë tentuar që të hynë me dhunë në sallën e gjykimit ku mbahej shpallja e aktgjykimit të cilët kishin arritur me vonesë në Gjykatë, duke kërcënuar gjyqtarin e çështjes po ashtu edhe stafin e Policisë, me ç’rast Policia ka dhënë urdhra verbale për tu larguar masa nga salla, të cilët ishin mbi 15 persona.

Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të Policisë për të qetësuar masën ,të njëjtit kanë filluar të sulmojnë policinë me qëllim të depërtimit të tyre në sallën ku bëhej shpallja e aktgjykimit.

Personat e arrestuar janë A.G 39 vjeç, A.G 41 vjeç, I.H 44 vjeç, ndërsa A.G, 49 vjeç është liruar në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco