Hashim Thaçin s’ka kush ta këshillojë, ikën Adri Nurellari

Hashim Thaçin s’ka kush ta këshillojë, ikën Adri Nurellari

17:36, 01/03/2017

Adri Nurellari nuk do të jetë më këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë vendim duket se e ka marrë vetë Nurellari i cili e ka postuar qëndrimin e tij në rrjetin social në Facebook, bashkë me një selfie me kreun e shteti të Kosovës.

“Të dashur miq, Dua t’ju informoj se prej sot nuk jam më Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mire”- shkruan Nurellari në Fb.

Duket se vendimi ka qenë si pasojë e një reflektimi të Nurellarit ndërsa duket se angazhimin e tij në këtë post e quan mjaft të vyer: “I shpreh mirënjohjen Presidentit Thaçi për besimin që më ka dhënë dhe për bashkëpunimin e afërt, në më shumë se tre vjet. Kam konsideratën më të lartën për të, kam mësuar shumë prej tij dhe prej përvojës së përfituar gjatë punës që kam bërë në ekipin e tij. Jam krenar që kam shërbyer për këtë periudhë të gjatë pranë politikanit shqiptar më të suksesshëm, i cili besoj se është një ndër kontribuesit më të mëdhenj për çështjen kombëtare në historinë bashkëkohore të popullit shqiptar. Jam gjithashtu i sigurt se Z. Thaçi ka për ta përmbushur me sukses mandatin e Presidentit, duke vendosur një standard të ri të lartë në këtë detyrë. Po ashtu, dëshiroj t’i falënderoj përzemërsisht kolegët e Kabinetit të Presidentit për bashkëpunimin e ngushtë e të frytshëm, si dhe për frymën tejet miqësore. Mburrem që isha pjesë e këtij ekipi të shkëlqyer profesionistësh e patriotësh të përkushtuar, të cilëve u uroj punë të mbarë dhe sa më shumë arritje”- përfundon Nurellari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

aldo01/03/2017 19:51

po cte mesosh prej thacit ti more cop gomari ? po ti nuk mesove dot prej berishes e jo me nga nje cop loqe si thaci, thuaj me mire qe me zgidhi presidenti se ne shqiperi po fillon fushata dhe te maresh leke nga ps e te besh gam gam bashke me ngjelen dhe hasimen. ik o plere

Shto koment

Denonco