Arrestohet avokati i njohur. Akuzohet për shpërdorim detyre

Arrestohet avokati i njohur. Akuzohet për shpërdorim detyre

16:51, 15/02/2017

Policia e Kosovës ka arrestuar avokatin Haxhi Çekaj, i akuzuar për abuzim me detyrën, pasi dyshohet se ka mashtruar një klient.

Zëdhënësi i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha ka konfirmuar për Indeksonline, se gjatë pasdites së ditës së djeshme është arrestuar avokati në fjalë pas urdhërarrestit së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Mund të ju konfirmojmë se sot rreth orës 13:10, Zyrtarë Policor  nga Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime te Renda, për Simulimin e Veprës se Korrupsionit, gjegjësisht veprës: Mashtrim sipas nenit 335 të KPK-së dhe Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit sipas nenit 422 te KPK-së”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu sipas këtij të fundit lidhur me rastin në fjalë është arrestuar i dyshuari dhe të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent. Avokati në fjalë, Haxhi Çekaj është nga qyteti i Pejës, dhe është emër mjaft i njohur në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco