Tensioni Kosovë-Serbi /Merkel i ‘tërheq veshin’ Vuçiçit

Tensioni Kosovë-Serbi /Merkel i ‘tërheq veshin’ Vuçiçit

17:07, 19/01/2017

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar sot, pas bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, se javën e ardhshme do të mbahet takimi me palën kosovare me ndërmjetësim të Brukselit.

“Sa na përket neve, kjo nuk është problem. Pas bisedës me (nënpresidentin e SHBA) Joe Biden do të kemi edhe kontakte tjera, sigurisht të drejtpërdrejta, dhe do të tentojmë që ta parandalojmë çfarëdo lloj rritjesh të tensioneve, edhe pse kjo është shumë e vështirë”, ka thënë Vuçiç,.

Tensionet e ngritura me tentim dërgimin e trenit me simbole nacionale dhe mbishkrime provokuese, ka nxitur bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë në mënyrë që Serbia mos të nxisë më këso provokimesh.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco