Bashkimi Evropia, thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Kthejuni dialogut

Bashkimi Evropia, thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Kthejuni dialogut

11:11, 15/01/2017

Kreu i diplomacisë të BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët e fundit, në theks të veçanti ngjarjen e së shtunës, kur janë krijuar tensione pas alarmit se në shinat e trenit ku ishte parashikuar të kalonte një tren i Serbisë, pretendohet  se ishin vendosur mina, u theksua në një komunikatë të zyrës së kreut të diplomacisë të BE-së

"BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiç," ka thënë për  Tanjug zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Kocijancic në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi si dhe të kthehen çështjes së dialogut.

"Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët", ka thënë Maja Kocijancic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco