Treni serb drejt hekurudhës së minuar, Qeveria nuk bën asnjë përpjekje për ndaljen e tragjedisë së mundshme

Treni serb drejt hekurudhës së minuar, Qeveria nuk bën asnjë përpjekje për ndaljen e tragjedisë së mundshme

16:28, 14/01/2017

Askush nga Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit të Serbisë në Kosovë, pas shpërndarjes së një videoje ku pretendohet se shinat ku do të kalojë treni janë minuar, raportojnë mediat në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Kolonel Barbacini ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit serb në territorin e Kosovës, ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky tren duhet të ndalet.

“Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Qeveria për ndalimin e trenit. Detyrë e jona është ruajtja e paqen në vend”, citohet Kolonel Barbacini nga “Express”.

Zëdhënësi i KFOR-it ka bërë të ditur se detyrë e tyre është ruajtja e paqes në vend, teksa ka shtuar se çështja e trenit fillimisht i takon institucioneve vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco