FOTO /Qindra shqiptarë në Londër protestojë para Ambasadës Franceze për Haradinajn

FOTO /Qindra shqiptarë në Londër protestojë para Ambasadës Franceze për Haradinajn

17:09, 08/01/2017

Qindra shqiptarë të cilët jetojnë në Londër kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Ambasadës Franceze, ku kanë kërkuar lirimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Shqiptarët që jetojnë në Angli kanë dalë para Ambasadës Franceze me pankarta në duar dhe fotografi të kreut të Aleancës për ardhmërinë e Kosovës.

Ramush Haradinaj, mbetet ende në paraburgim dhe pritet nga moment në moment një sinjal për lirimin e tij.

Haradinaj u ndalua në aeroportin e Zvicrës nga Policia Franceze për shkak të një fletë-arresti që Policia Serbe i kishte nisur Interpolit në vitin 2006. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco