Haradinaj ishte para 7 muajsh në Francë, por nuk u arrestua. Pse sot?

Haradinaj ishte para 7 muajsh në Francë, por nuk u arrestua. Pse sot?

23:13, 04/01/2017

Ish kryeministri i Kosovës ishte para 7 muajsh në Francë për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk u arrestua. Ndërsa, sot, pas 7 muajsh, Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze.

Madje atëherë, Haradinaj kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lionit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares shqiptare.

Sot, Haradinaj u ndalua nga policia e Francës, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, që daton nga 2004-a.

Arrestimi i Haradinajt ka sjellë reagime të shumta në Kosovë.

“I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë... Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton”, është shprehur Thaçi në reagimin e tij.

Në Shqipëri, nga forcat politike ka reaguar e para Partia Demokratike duke e konsideruar "tronditës" ndalimin e Haradinaj.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco