Policia e Kosovës: Ja ku fshihet Lavdrim Muhaxheri

Policia e Kosovës: Ja ku fshihet Lavdrim Muhaxheri

22:59, 26/12/2016

Pas lajmit të “L’Espresso” se Lavdrim Muhaxheri është kthyer në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik, ka reaguar policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës të cituar nga mediat lokale, Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri.

“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, njofton policia.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco