Votimi i Demarkacionit/ Berisha: Kosova shënoi një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me BE-në

Votimi i Demarkacionit/ Berisha: Kosova shënoi një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me BE-në

21:31, 21/03/2018

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovës, për ratifikimin e Demarkacionit me malin e Zi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri shkruan se me këtë akt Kosova shënoi një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Europian.

Ja statusi i Berishës në Facebook:

Të dashur miq, sot Kuvendi i Kosovës, pas debatesh dhe përballjesh të forta gjatë këtyre viteve të fundit, ratifikoi me 80 vota pro marrëveshjen e përcaktimit të kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Për ratifikimin e marrëveshjes votuan deputetët e mazhorancës si dha ata të LDK në opozitë.

Duke përshëndetur këtë akt, shtoj se Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Europian por dhe për konsolidimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Malin e Zi dhe të Pavarësisë saj! sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco