Demarkacioni me Malin e Zi/ Meta: Urime Kosovës në përmbushjen e tyre të ëndrrës europiane

Demarkacioni me Malin e Zi/ Meta: Urime Kosovës në përmbushjen e tyre të ëndrrës europiane

19:37, 21/03/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përshëndetur ratifikimin për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, të miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një reagimi zyrtar kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se ky ëhstë një lajm i madh për të gjithë qytetarët e Kosovës për realizimin e ëndrrës së tyre europiane.

‘Pergezime per Kuvendin e Kosovës per miratimin e marreveshjes se demarkacionit me Malin e Zi  dhe urime te gjithe qytetareve te Kosoves ne permbushjen e deshires se tyre per te levizur te lire e per realizimin e aspirates se tyre  te integrimit ne Bashkimin Evropian’, thekson në reagimin e tij Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 22/03/2018 07:07

Urime Malit të Zi dhurata që mori

Shto koment

Denonco