Komisioneri i BE: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave

Komisioneri i BE: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave

19:33, 21/03/2018

Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

“E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës", ka shkruar ai në Twitter. 

"Hap vendimtar për Kosovën drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Avramopoulos.

Pas rreth 8 orësh seancë, mes debateve të ashpra dhe gazit lotsjellës, është votuar marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco