Kryeprokurori i Kosovës: Do të arrestohen deputetët që hedhin gaz në Kuvend!

Kryeprokurori i Kosovës: Do të arrestohen deputetët që hedhin gaz në Kuvend!

14:26, 21/03/2018

Prokuroria e Kosovës ka nisur procedurat ndaj deputetëve të Vetëvendosjes të cilët hodhën gaz lotsjellës në seancë për dy herë radhazi gjatë ditës së sotme. Ymer Beka tha se secili prej deputetëve që hedh gaz do të arrestohet.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka, ka konfirmuar për Gazetën Express se Policia i ka pranuar emrat e deputetëve që kanë hedhur gaz dhe se hetimet po vazhdojnë. Beka thotë se secili që gjuan gaz që nga ky moment do të arrestohet.

"Prokurori kudestar ka dhënë urdhër që secili që gjuan gaz apo me ndonjë mjet tjetër në Kuvend, të arrestohet", ka thënë Beka.

Kujtojmë se deputetët, Xhelaq Sfeçla, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, janë deputetët e VV-së që kanë hedhur gaz lotsjellës dy herë brenda sallës së Kuvendit. Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco