Takimi i radhës Thaçi – Vuçiç javën tjetër

Takimi i radhës Thaçi – Vuçiç javën tjetër

08:47, 17/03/2018

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se ata do të vazhdojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe do të vlerësojnë punën e vazhdueshme në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel më 20 shtator të vitit 2017 në Neë York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Vitin e kaluar presidenti serb hapi një dialog të brendshëm serb për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo është ritheksuar edhe në fillim të muajit shkurt, kur Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery17/03/2018 18:53

Javen qe vjene eshte akorduar takimi nga Mogerini mese presidenteve Thaci e Vuciq. Por , vetem nji jave para ketij takimi pra dje, Vuciq ne mediat serbe do te deklaroje se "Serbia aktualishte ka dy probleme te medha, Kosoven dhe Natalitetin e frikeshem ne remje " duke vazhduar se " Serbia definitivishte duhet ti kthehet Rusise pasi Serbine e tradhetoi BE me AKS ( Asociacionin e Komunave me shumice Kerbe ) dhe SHBA me Ushtrine e Kosoves . Te ia sjellim ne kujtese Vuciqit se vetem pase 10 ditesh te ndeshjes se nderprere te dy kombtareve te futbollit ne Bg , ... Serbi : Shqiperi 0:3 , Bg .e vizitoi Putin ku si rezulltat i ketij takimi Serbia u furnizua me 6 avion luftarak MIG 29 dhe 90 autoblinda te renda luftarake.Disa muaj me vone Serbis furnizohet me sistem kunderajror S-300 dhe shume armatime tjera armatim , i cili eshte karakteristik per shtetet hemogjeniste dhe okupuese.Si thame , javen qe vjene Vuciq do te takohet ne Bruksel me homologun e tij nga Kosova , Thaci te cilit , por ase bashkepuntoreve te tije Veselit dhe , ase Haradinajt populli shqiptar i Kosoves nuke u beson sepse , ase Thaci dhe , ase Veseli e Haradinaj nuk i perfaqesojne interesat e popullit te vete qe i votoi por , ata tre dhe grupacionet e tyre kriminale perfaqesojne vetem interesat e tyre te ngushta dhe te grupeve td tyre .Ata nuke perfaqesojne ase interesat e lagjeve dhe katundeve te tyre.Se a i perfaqesojne keta tre nteresat e Serbise , themi se po sepse Serbia e Vuciqit investoi shume ne keta tre njerez te Kosoves dhe grupacionet e tyre kriminale ...tani Vuciq u ankua shume para mediave serbe se Kosova dhe nataliteti na qenkan probleme me madhore per Serbine .Ai e jepe kete deklarate shume perfide me prapavije kerkese per nenshtrim sepse , eshte i vetedijshem se edhe po te vije ne pozite ta perdore ate armatim te rende rus , nuke do te kete ushtar te mjaftueshem si pasoje e naritetit me ramje te frikeshme ne Serbi mirpo, Serbia e tije investoi gabimishte, i bleu shume shtrenjte edhe keta tre persona dhe grupacionet kriminale te tyre ne kosove kurse , tani e paska verejtur se edhe Investimi ne armatimin rus edhe Investimi ne Thacin , Veselin dhe Haradinajn paska qene zgjedhje e deshtuar per Serbine e Vuciqit , andaj edhe u drejtohet mediave me patetike si pasoje e ketij deshtimi dhe , me lot ne per arsyeja te natalitetit shfaroses qe e ka kapluar Serbine e Vuciqit ...Sido qe te jete , Serbis dhe Vuciqi per shqiptaret kane qene gjithmone te lexueshem .Dallimi ishte se dikur ne shqiptaret nuke e patem ate te drejte ti shprehim " xhevahiret " serb lireshem ...!

Shto koment

Denonco