VIDEO/ Përleshje fizike në Kuvend, ja çfarë ka ndodhur...

VIDEO/ Përleshje fizike në Kuvend, ja çfarë ka ndodhur...

19:02, 16/03/2018

Mocioni me tri pikave i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari nuk ka marrë votat e kërkuara, pasi, ishin vetëm 58 deputetë që votuan, nga 61 që do të duhej.

Kjo për shkak se nuk kanë votuar deputetët e LDK-së.

Në pikën e parë të mocionit kërkohej realizimi i pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtarë, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës.

Pika e dytë, shkarkimi i menjëhershëm brenda PK-së përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa.

Pika e tretë, shkarkimi i ministres në kabinetin qeveritar, Dhurata Hoxha si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mbarëvajtjen e institucioneve korrektuese dhe pengimin e hetimeve të pavarura.

Mocioni do të hidhet në votim në seancën e radhës është shtyrë më 21 mars.

Në momentin që ministrja Dhurata Hoxha, ka dal për në foltoren, deputetët e Vetëvendosje kanë bërë zhurmë duke goditur tavolinat, duke e quajtur kriminele, ndërsa ajo i ka thënë se po tregojnë kulturën e tyre.

Drejtuesi i Kuvendit ka ndërprerë seancën por deputetët e VV dhe PDK, kanë filluar të shtyhen mes tyre.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë kryeministri Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco