Drejtuesi i LDK: Të votohet demarkacioni, pastaj shpërbërje të  Kuvendit

Drejtuesi i LDK: Të votohet demarkacioni, pastaj shpërbërje të Kuvendit

13:11, 13/03/2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës, se problemi qëndron te koalicioni qeverisës.

Hoti ka thënë se “koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për të inicuar procesin e vendimmarrjes në Kuvend”.

“Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për të pamundësuar kuorumin prej 61 votash. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e paqëndrueshme, e jo opozita që është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së thotë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe si rrjedhojë, ky Kuvend “duhet të shpërbëhet sapo të votohet demarkacioni”.

 “Shumica parlamentare duke parë se nuk i kanë votat e nevojshme, për të vendosur çfarëdo çështje në Kuvend, vendosin të mos marrin pjesë fare në votim. Normalisht në këtë situatë të re,  seanca dhe Kuvendi nuk mund të vazhdojë normalisht me punime. Është e pasinqertë, është hipokrizi e madhe që edhe kryetari i Kuvendit dhe kryeministri dalin në foltore aty, i lëshojnë fraza për moralin e sjelljes politike të opozitës, ndërkohë që kur vet kanë qenë në opozitë ka gjuajtur gaz lotsjellës, ka përdor dhunë, i ka përdor të gjitha metodat jo parlamentare, jo demokratike, për të bërë opozitë. Ne e kemi fuqinë politike, për të bërë opozitë me numra dhe fuqinë që kemi. Ata i instruktojnë deputetët e vet të PDK dhe AAK që të mos marrin pjesë në procesin e votimit, në mënyrë që të pamundësohet kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime. Kjo formë e funksionimit të kuvendit nuk duhet të vazhdojë më tutje, duhet kuvendi sa më parë të mblidhet për të votuar demarkacionin për të përmbyll atë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Rrugë tjetër nuk ka”, tha Hoti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco