Në orët e hershme të mëngjesit së sotëm, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Çarri.
I njëjti në luftë ishte i njohur me nofkën si komandant “Guri”.
Çarri ishte pjesë e Batalionit Vëzhgues Diverzant në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ndërkohë, pas luftës në Kosovë i ndjeri ishte i angazhuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Mirëpo, pas fillimit të luftës në Maqedoni ai ishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, respektivisht bashkëluftëtar i Ali Ahmetit.
Ndryshe, vitin e kaluar të ndjerit në mënyrë tragjike i kishte vdekur djali i tij.
© SYRI.net