Hoti i LDK: Haradinaj nuk po del dot nga lëkura e liderit partiak...

Hoti i LDK: Haradinaj nuk po del dot nga lëkura e liderit partiak...

23:04, 23/02/2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë në televizionin publik se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.

“Unë nuk e kuptoj pozicionin e tij, që është për keqardhje dhe nuk del prej lëkurës së liderit të AAK’së, ai tash është kryeministër i vendit, dhe si i tillë duhet të ketë në rend të parë interesat e vendit”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar dallimet që kanë me AAK’në për demarkacionin.

“Ne jemi pajtuar për Marrëveshjen e nënshkruar dhe deklaratën e dy presidentëve. Ne kemi kërkuar që neni 3 të formulohet “për orientim të deputetëve” dhe të jenë të bashkëngjituara të gjitha raportet e komisioneve. Neni 3 i adreson shqetësimet tona. PDK dhe NISMA kanë mbështetur propozimin, por jo edhe AAK’ja. AAK nuk ka pranuar të ndryshojë asnjë shkronjë”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se LDK mbetet e hapur dhe pret që të tejkalohet kjo situatë.

“Ne jemi të hapur, të interesuar që të përmbyllet kjo çështje, që të arrihet një konsensues, që të kalohet përpara. Por për neve është e papranueshme që një raport që thotë se Kosova humbë 8 e 200 hektarë, një raport që akuzon të tjerët, nuk ka logjikë të marrë mbështetjen”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco