VIDEO/ Nis seanca e Kuvendit, pritet votimi i 'Demarkacionit'

VIDEO/ Nis seanca e Kuvendit, pritet votimi i 'Demarkacionit'

10:58, 23/02/2018

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin tashmë ka filluar. Punimet janë hapur nga kryetari I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndërsa në seancë tashmë kanë ardhur deputetët e LDK-së, të AAK-së, PDK-së dhe partive tjera.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka arritur në Kuvend, në seancën që do të mbahet për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit.

Ai ka arritur bashkë me disa nga deputetët e subjektit të tij, raporton gazetari i “Bota sot”. Kurti i cili është sulmuar me vezë para Kuvendit, nuk ka pranuar të flasë para mediave për atë që i ka ndodhur.

Ndërsa mungojnë deputete e Listës Serbe.

Kryetari Veseli ka dhënë 5 minuta pauzë për siç tha ai t’iu japë mundësi deputetëve që të vinë në sallë.

Ndërkohë më heret ka qenë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti që ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje më PDK-së dhe NISMA-në lidhur me draft marrëveshjen për demarkacionin ne Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco