Ambasadorja e BE në Kosovë: Liderët politikë të mendojnë për qytetarët...

Ambasadorja e BE në Kosovë: Liderët politikë të mendojnë për qytetarët...

23:33, 22/02/2018

Kuvendi sot ka dështuar që ta mbajë seancën për demarkacionin me Malin e Zi.

Pas kësaj, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ajo ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në Tëitter.

"Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership", ka deklaruar Apostolova.

"I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës", ka shkruar ajo në Tëitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco