Demarkacioni/ PDK: Jemi afër arritjes së unitetit ndërpartiak...

Demarkacioni/ PDK: Jemi afër arritjes së unitetit ndërpartiak...

23:07, 22/02/2018

Partitë politike patën një takim mbrëmjen e sotme për të gjetur një dakordim mes tyre për një marrëveshje të demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një deklarate, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë.

PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt.

PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus.

PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco