Vrasja e Ivanoviç/ Politikani serb: Do ta ndalim zullumin e Vuçiçit në Kosovë

Vrasja e Ivanoviç/ Politikani serb: Do ta ndalim zullumin e Vuçiçit në Kosovë

19:57, 22/02/2018

Politikani serb nga Kosova Sllavisha Petkoviç në një intervistë për “Tabloid” ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe ndërhyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç.“Që nga ardhja në pushtet e SNS, shumë serb në Veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, djegur veturat, është rrahur dekani dhe profesor tjerë. Dhe për fat të keq është dashtë të ndodhë vrasja e Oliver Ivanoviçit që serbet në Kosovë të thonë mjaft, dhe se më nuk do ta durojnë zullumin e SNS-së” thot Petkoviç.

Sipas Petkoviçit në Veri të Kosovës është instalur një sistem kriminal, që si qëllim ka mbajtjen në frikë të serbëve.

Një ditë pas vrasjes së Ivanoviçit, Aleksandar Vuçiç merr vendim që Ivanoviç të varroset në varrezat “Aleji” në Beograd. Por a varrosen “ Tradhëtarët” në Aleji. Vuçiçi duhet të përgjigjet në pyetjet nëse ai dhe partia e tij qëllimisht kanë gënjyer apo Oliveri përnjëmend ishte tradhëtar, ashtu siç kanë thënë” Petkoviç.

Petkoviç ka folur edhe për njeriun më kontravers në Veri të Mitrovicës, Millan Radojçiçin.

“Shiqoni, Millan Radojçiç udhëheq me Listën Serbe, ndërsa Zoran Milojeviç “Zela” është drejtor i “Telekom Kosova”. Kjo është fotografia e regjimitit të Aleksandar Vuçiçit dhe personelit të tij, të cilët e kanë kthyer në të zezë Veriun e Kosovës. Sa e di unë Policia e Kosovës dhe EULEX-i pas vrasjes së Ivanoviçit do të merren edhe me kriminelët në Veri. Dhe janë në pyetje ditët kur të tillët do të përfundojnë në vendet që i meritojnë, në burg. Përveç nesë Vuçiçi, e që mund të pritet, nuk u siguron vendstrehim në Serbinë qendrore” shton Petkoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery22/02/2018 21:49

Autoritetet vendimarrese te BE duhen te ia bejne mire gishtin kokes se loja me karten e Kosoves ne Serbi dhe " tentim normalizimi i raporteve te Kosoves me Serbine " shume akter politik ne Serbi , duke perfshire ne rend te pare edhe presidentin Vuciq dhe shume te tjere akter politik ne Kosove po i mbane ne maja me te larta te pushtetit ne Serbi dhe Kosove kurse , gjendja politike dhe mireqenja e qytetareve ne keto dy shtete vazhdimishte po degradon.Tani me. s ka kohe te pritet .BE duhet te deklarohet se a ka qellime te sinqerta me popullin shqiptar dhe me popullin serb apo , duke sakrifikuar te drejtat e njeriut te ketyre dy popujve dhe duke sakrifikuar avancimin e proceseve demokratike ne keto dy shtete , mbane te tensionuar gjendjen ne Serbi e Kosove duke i perkrah haptas keta rrenues te demokracise , demagog , hipokrit etj.etj te cilet ua kane futur friken ne palce autoriteteve te BE se nese ata nuke do te jene ne majat e pushtetit dhe nese nuke do te jene ne postet qe i mbajne pa merite ne shtetet e tyre , me ndihmen e grupeve te tyre kriminale dhe me oligarket e tyre kriminal , do ta rezikojne seriozishte sigurine ne Serbi , Kosove dhe rajon...Vuciq ishte imunitet i mediave ne regjimin kriminal te Millisheviqit kurse Thaci po akuzohet per trafikim organesh nga eurodeputeti Dik Marti kurse , BE me gjitha forcat dhe format e mundeshme mbeshtet dhe perkrah keta dy President aktual te Serbise dhe Kosoves ...???

Shto koment

Denonco