Mashtruesi i OJQ-ve kosovare, zv.ministër i Ramës/ Hajrullah Çeku tentoi të destabilizonte Kosovën...

Mashtruesi i OJQ-ve kosovare, zv.ministër i Ramës/ Hajrullah Çeku tentoi të destabilizonte Kosovën...

19:05, 22/02/2018

Hajrulla Çeku është zëvendësministër për Turizmin dhe Mjedisin në Shqipëri. Por, ai ka qenë më përpara koordinator programesh në një OJF kosovare, e angazhuar në fushën e mjedisit dhe planifikimit urban.

Mashtruesi i OJQ-ve kosovare i cili ka marrë shumë e shumë fonde në emër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore nuk ka bërë asgjë me gjithë këto fonde, por kjo nuk e ka penguar atë të bëhet zëvendësministër u Turizmit.

Prej se ka shkuar atje rrallë se ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet. Por rehatinë duke se do ja prishin hetimet për disa prej projekteve, të cilat dyshohet se i ka keqpërdorur.

Burime të Gazetës Monitor, thanë se ndaj tij së shpejti do të nisin edhe hetimet për kohën sa ka qenë drejtor i organizatës “Ec ma ndryshe”.

Hajrullah Çeku,  sipas medias në fjalë, para disa vitesh, kur punonte në Klubin për Politikë të Jashtme, kishte në plan që të destabilizonte Kosovën deri te rrëzimi i qeverisë.

Çeku së bashku me disa OJQ kishte hartuar planin konkret, se si duhej të veprohej që të rrëzohej qeveria. Hajrullah Çeku nëpërmjet një e-maili që u kishte dërguar dhjetëra OJQ-ve një Plan të Veprimit, në të cilin ishin propozuar hollësisht hapat që duhet ndërmarrë shoqëria civile “për shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”.

Në bazë të një komunikimi me e-mail dhe dokumentit të quajtur Plani i Veprimit, mund të kuptohet se plani është hartuar në Klubin për Politikë të Jashtme dhe u është servuar si i gatshëm OJQ-ve dhe individëve tjerë. Me plan ishin paraparë hollësisht aktivitetet që është dashur të fillojnë më 7 mars. Gjithçka do të përfundonte më 20 mars, me Protestën e Madhe para Qeverisë.

Puçin Hajrullah Çeku e kishte menduar krejt në fund përmes një proteste, por paraprakisht kishte një plan të detajuar të kësaj pune. “Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna të tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe fllajerët, protesta e madhe”, thuhet në preambulën e Planit të Veprimit që mban titullin “Fushatë e shoqërisë civile për integritet të institucioneve shtetërore”.

Por puçin e Hajrullah Çekut e kishin refuzuar shumica e OJQ-ve duke e konsideruar si jo të duhu. Shumica e OJQ-ve nuk iu kishin përgjigjur ftesës së KPJ-së, ndërkaq ato pak OJQ që morën pjesë nuk u bindën që të bëhen pjesë e Planit të Klubit që, pa u konsultuar me ta, ua kishte përcaktuar rolet dhe detyrat, hollësisht. Mungesa e përkrahjes nga shoqëria civile detyron Klubin për Politikë të Jashtme që të pranojë dështimin e nismës për demonstrata dhe fushatë kundër institucioneve. Kjo konfirmohet në e-mailin e hulumtuesit të KPJ-së, Hajrulla Çeku, i shkruar më 7 mars, ditën kur ishte planifikuar të nisë zbatimi i planit.

“Pas takimit të sotëm ku morën pjesë një numër i vogël i organizatave, si dhe pas deklarimeve të disa organizatave të tjera përmes e-mailit, mendojmë se duhet te tërhiqet propozimi për veprimin e shoqërisë civile në bazë të planit të veprimit që u qarkullua ditëve të fundit brenda këtij grupi të organizatave. Arsyeja kryesore është mungesa e energjisë së domosdoshme brenda këtij grupi të organizatave për të reaguar dhe vepruar ndaj dëmtimit të integritetit të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe jo vetëm”.

Çeku shpreh mospajtim për vendimin refuzues të kolegëve të tij nga shoqëria civile. “Ne në KPJ mendojmë që detyra primare e shoqërisë civile është mbrojtja e parimësisë dhe interesit publik, e sidomos në rastet kur ka shkelje brutale të parimeve të demokracisë (e këtë parim OJQ-të e kanë të kodifikuar në misionet e tyre). Për më tepër, besojmë që veprimtaria e OJQ-ve nuk duhet të orientohet kah sigurimi i balanceve politike, ngase ky balancim do të nënkuptojë anësi politike dhe jo e kundërta”, shkruan ai. E-maili i pjesëtarit të KPJ-së përfundon në mënyrë ironike.

 “Ju urojmë të gjithë të mirat në shijimin e privilegjeve, rehatisë dhe të mirave të tjera që mund të ju sjellë veprimtaria në kuadër të shoqërisë civile”. Për këtë puç të Çekut ishte informuar edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, që kishte thënë se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë.

Çeku që kërkonte rrëzimin e qeverisë, për shkak që sipas tij, po gëzonin privilegje pushtetarët, tash edhe ky është rehatuar dhe ka privilegje dhe benificione. Çeku, është duke i shërbyer qeverisë së piktorit Edi Rama, që raportet ndërkombëtare flasin për shifra marramendëse të mbjelljes së drogës në Shqipëri, e sidomos pas ardhjes së Edi Ramës në Pushtet. /Marrë nga Gazeta Monitor/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco