Demarkacioni, ja kushti që ka AAK për votën pro...

Demarkacioni, ja kushti që ka AAK për votën pro...

18:36, 22/02/2018

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkon që për demarkacionin të përfshihen të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet palës kosovare dhe atyre të Malit të Zi, si dhe gjetjet e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare që është hartuar nga Shpejtim Bulliqi.

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi ka thënë për KosovaPress se AAK përkrah demarkacionin për shënimin e vijës kufitar me Malin e Zi në pako ligjore.

“AAK kërkon që demarkimi për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të votohet me të gjitha marrëveshjet e arritura në formë të pakos, dhe të bëhet ligj. Ne nuk jemi në negociata me asnjë subjekt politik për të lëshuar ‘pe’ në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Isufi.

Deputeti i AAK-së shtoi se do ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin, por në pako ku janë të përfshira edhe raporti i Shpejtim Bulliqit dhe Aneks-Marrëveshja mes presidentëve.

Sipas tij, përmes Aneks-Marrëveshjes do të korrigjohen gabimet që kanë ndodhë dhe në të njëjtën kohë do të zhbllokohet procesi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco