A do të rikthehet gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës? Ja skenari i Vetëvendosjes

A do të rikthehet gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës? Ja skenari i Vetëvendosjes

18:21, 22/02/2018

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën nesër në orën 10:00 për të votuar mbi demarkacionin me Malin e Zi. Seanca e programuar për sot u shty pas mosmarrëveshjeve mes deputetëve. Ndërkohë Ambasadorët kanë thirrur një takim me drejtueit e grupeve parlamentare në përpjekje për gjetjen e një konsensusi të gjerë për miratimin e Demarkacionit.

Por sikundër paralajmërohet, Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë ta parandalojë këtë votim, duke iu rikthyer gazit lotsjellës.

Lajmi jepet nga Bota Sot, që ka kontaktuar me deputetin e Vetëvendosjes, Ali Lajçin, i cili nuk e përjashtoi mundësinë për gaz-lotsjellës.

 “Nuk e përjashtojmë as atë mundësi (gazin lotsjellës), dhe Vetëvendosja nesër do të mundohet me të gjitha forcat që ta parandalojë atë votim. Asgjë nuk dihet”, është shprehur ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco