Po vjen i ftohti siberian, përgatituni për ditët më të këqija të javës

Po vjen i ftohti siberian, përgatituni për ditët më të këqija të javës

18:18, 22/02/2018

Sipas parashikimeve të Prishtina Weather, në fundjavë vjen Kosova rrezikohet të preket nga acari polar

Më poshtë keni parashikimet e motit nga sot (22 shkurt) deri më 26 shkurt.

Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët. Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë. Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Tabela e temperaturave. Pas përmirësimit të kualitetit të ajrit gjatë ditëve të fundit, nga erërat e forta jugore, ditëve të ardhshme nuk do të ketë qarkullim të majftueshëm ajror, ndaj vlerat ditore të AQI do të lëvizin ndërmjet vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C. Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.

Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco