Flet avokati i njohur: Nëse votohet demarkacioni, Kosova humb mbi 8200 ha tokë përgjithmonë

Flet avokati i njohur: Nëse votohet demarkacioni, Kosova humb mbi 8200 ha tokë përgjithmonë

18:12, 22/02/2018

Aneks-marrëveshja e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Malit të Zi, Filip Vujanoviq e që thuhej se të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime në territor nuk po mbështetet as nga avokati Tomë Gashi.

Megjithëse sot u mbajt seanca për ta ratifikuar këtë marrëveshje, pas shumë ‘’hyrjeve e daljeve’’, kjo seancë u shty për të premten.

Në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, avokati i njohur Tomë Gashi, thotw se kjo marrëveshje nuk është juridikisht në rregull.

“Nëse votohet demarkacioni, Kosova këtë tokë e humbë përgjithmonë. Po të ishte marrëveshja e vitit 2015 në rregull, atëherë Presidenti Thaçi dhe presidenti Vujanoviq nuk do të duhej të nënshkruanin aneks-marrëveshje, e cila mund të vlejë për të ardhmen që i bije se ky është një kamoflim për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me supozime se kinse në të ardhmen mund të përmirësohet vija kufitare me Malin e Zi.  Mali i Zi nuk ka kurrfarë arsye që ta parandalojë përmirësimin e vijës kufitare, ngase atë e ka ratifikuar parlamenti i Malit të Zi”, përfundon Gashi.

Tutje, Gashi thekson se është kundër kësaj marrëveshje dhe nuk duhet të kalohet pasiqë në këtë rast Kosova humb territor.

“Jo, nuk duhet të votohet sepse Kosova humb mbi 8200 ha tokë”, u shpreh shkurt avokati.

Kujtojmë opinionin e gjerë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht për Kosovën në mënyrë që Komisioni Evropian t’ia heqë regjimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ende ka regjim vizash për lëvizje në zonën Shengen. Përndryshe,  që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka Parlamenti i Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco