Skenari/ Vetëvendosja nesër kthen gazin lotsjellës në Kuvend

Skenari/ Vetëvendosja nesër kthen gazin lotsjellës në Kuvend

18:11, 22/02/2018

Nesër (e premte) në orën 10:00, do të mbahet seanca për demarkacionin, e cila është shtyrë sot pas disa mosmarrëveshjeve ndërmjet deputetëve.

Mirëpo, burime të “Bota sot”, mësojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë ta parandalojë këtë votim, duke iu rikthyer gazit lotsjellës.

“Bota sot”, pas këtyre informacioneve, ka kontaktuar me deputetin e Vetëvendosjes, Ali Lajçin, i cili po ashtu nuk e përjashtoi mundësinë për gaz-lotsjellës.

“Nuk e përjashtojmë as atë mundësi (gazin lotsjellës), dhe Vetëvendosja nesër do të mundohet me të gjitha forcat që ta parandalojë atë votim. Asgjë nuk dihet”, ka konfirmuar Lajçi për “Bota sot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco