Podgoricë, policia vendos shtetrrethimin pas sulmit në Ambasaden e SHBA

Podgoricë, policia vendos shtetrrethimin pas sulmit në Ambasaden e SHBA

11:20, 22/02/2018

Njësitet speciale po e ruajnë ambasadën amerikane. Xhirimet e para të përfaqësisë diplomatike pas sulmit. Sulmuesi i panjohur e gjuajti mbrëmë një bombë në ambasadën e SHBA në Mal të Zi, dhe menjëherë pas kësaj e hodhi vete në ajër me bombë para përfaqësisë diplomatike, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimeve të para , fjala është për një mashkull identiteti i të cilit po vërtetohet, ndërsa mbetjet mortore të tij janë dërguar në spital për identifikim.

Policia e ka bllokuar Bulevardin e Revolucionit rreth ndërtesës së Agjencisë për Siguri Kombëtare deri te ambasada e SHBA.

Ndërtesa nuk është e dëmtuar, dhe sipas xhirimeve të para të publikuara nga vendi i ngjarjes shihen një numër i madh i veturave të policisë të cilat gjenden rreth ambasadës së SHBA në Podgoricë.

Lidhur me këtë çështje ambasada amerikane në Malin e Zi u ka bërë thirrje të gjithë shtetasit amerikanë të qëndrojnë larg objektit të ambasadës përkohësisht, për shkak të sulmit me ‘granat dore’ në orët e hershme të mëngjesit në ambasadë.

 “Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ëeb-faqen e saj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco