Lavrov: Edhe ne gati, nëse SHBA merr pjesë në dialogun Kosovë - Serbi

Lavrov: Edhe ne gati, nëse SHBA merr pjesë në dialogun Kosovë - Serbi

11:10, 22/02/2018

Negociatat ndërmjet Kosovës dhe serbisë për çeshtje te ndryshme kanë shtuar edhe mundësinë e angazhimit të SHBA në këtë çeshtje. Por edhe Rusia ka shprheur gadishmerinë se nese SHBA mëerr pjese edhe ata do te kërkonin të ishn pjesë e këtyre negociatave.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin pjesë në dialogun Kosovë-Serbi atëherë dhe Rusia do bëhet pjesë e negociatave.  “Lidhur me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ne, siç e kam përmendur, kemi shprehur besim te Bashkimi Europian. Nëse vendoset se Rusia mund të ftohet në rast se SHBA ftohet për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse për ndërmjetësimin, ne nuk do të qëndrojmë larg”, ka thënë Lavrov.

Pak orë para vizitës së Lavrov, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i dërgoi një ftesë zyrtare presidentit rus Vladimir Putin, për të vizituar Beogradin. B92 raporton se ftesa nuk është një veprim për protokoll por një kërkesë që Putin të tregojë fuqinë e Rusisë në Serbi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco