Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:16, 22/02/2018

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

VIDEO/ Heqja e ndihmës ekonomike, Basha takon të varfërit, kjo është një emergjencë kombëtare

Pas ndryshimeve në ligj dhe perjashtimit nga sekma e ndihmës ekonomike Lulzim Basha kja viziztura disa bonrë të pëjashtuar nga kjo skeme në Kamëz. Sipas njofitmit për shtyp nga selia blu Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje ekstremisht të varfra, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/137460/video-heqja-e-ndihmes-ekonomike-basha-takon-te-varferit-kjo-eshte-nje-emergjence-kombetare/

 

Shpërthen Idrizi: Nuk ka burrë none as grua none që të heqë emrin Çamëri...

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se Shqipëria deri tani ka ecur sipas axhendës greke. Për Idrizin është më e rëndësishme për Shqipërinë kufiri tokësor sesa detar.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/137606/shperthen-idrizi-nuk-ka-burre-none-as-grua-none-qe-te-heqe-emrin-cameri/

 

I vdiq djali bashkë me 3 fëmijët, tjetër ngjarje e rëndë në familjen Preka

Familja fatkeqe Preka preket nga një tjetër tragjedi, pëson infarkt…

Familja Preka në këto orë po perballet me një tragjedi të padëgjuar më parë dhe me momente të vështira!

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/137589/i-vdiq-djali-bashke-me-3-femijet-tjeter-ngjarje-e-rende-ne-familjen-preka/

 

Mark Marku: I paraqitëm kërkesat tona Lindita Nikollës, na kërkoi kohë për përgjigjen

Pas takimit me Ministera e Arsimit Lindita Nikolla, pedagogu Mark Marku në një deklaratë për mediat,u shpreh se Lëvizja për Lirinë Akademike ka paraqitur një sërë kërkesash që duhet të marrin zgjidhje. Sipas Markut takimi i ardhshëm me ministren do të jetë data 10 mars, duke qenë se Nikolla kërkonte kohë për përgjigje.

Për më shumë

https://www.syri.net/sociale/137495/mark-marku-i-paraqitem-kerkesat-tona-lindita-nikolles-na-kerkoi-kohe-per-pergjigjen/

 

Thaçi: Demarkacioni është votë për integrimin në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që nesër deputetët ta votojnë demarkacionin.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se votimi i Demarkacionit, do të hapë rrugë të reja për kosovarët e gjithashtu, ratifikimi është një votë për të forcuar integrimin  në BE.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/137600/thaci-demarkacioni-eshte-vote-per-integrimin-ne-be/

 

The Guardian: Evropa përballet me një krizë ballkanike, duhet të veprojë sa më parë...

Nëse kontesti mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi çështjen e emrit nuk arrin të zgjidhet para takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në muajn maj, kjo do të çojë në një humbje të dyfishtë – ambiciet e Maqedonisë do të shkatërrohen dhe nga ana tjetër përpjekjet e Brukselit për t’u kuptuar seriozisht në rajon do të dështojnë, shkruan “The Guardian” në një koment mbi Ballkanin Perëndimor me titullin “Evropa përballet me një krizë ballkanike, duhet të veprojë sa më parë”.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/137640/the-guardian-evropa-perballet-me-nje-krize-ballkanike-duhet-te-veproje-sa-me-pare/

 

Trump: Përse Obama nuk hetohet për ndërhyrjen e Rusisë?

Presidenti Donald Trump të mërkurën vuri përsëri në pikëpyetje çështjen përse, në se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet amerikane, ish Presidenti Barack Obama dhe administrata e tij nuk u përpoqën për ta penguar dhe përse ata tani nuk janë objekt hetimi.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/137643/trump-perse-obama-nuk-hetohet-per-nderhyrjen-e-rusise/

 

VIDEO/ Presion dhe fyerje ndaj lojtarëve të Kukësit, pse nuk dënohet Olsi Rama?

Në pamjet e mëposhtme shfaqet krejt prepotencë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Olsi Rama kap për krahu, dhunon, ofendon, i bën presion lojtarit të Kukësit, Elis Bakaj, në momentet e fundit të ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit, e fituar nga verilindorët me një rezultat prej 3 me 1.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/137443/video-presion-dhe-fyerje-ndaj-lojtareve-te-kukesit-pse-nuk-denohet-olsi-rama/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco