Deklarata/ LDK nuk do ta votojë Demarkacionin nëse ...

Deklarata/ LDK nuk do ta votojë Demarkacionin nëse ...

21:06, 21/02/2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë ku ka mbështetur votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton lajmi.net.

Por më tutje thuhet se kjo parti nuk do ta votojë Demarkacionin nëse  i bashkëngjitet ndonjë dokument kontradiktor.

Kjo është komunikata e plotë e LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet Ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe Deklaratën politike të Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila përbëhet nga dy nene të Marrëveshjes së gushtit 2015, dhe do të votojë PËR këtë Projektligj vetëm me këtë përmbajtje.

LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mosratifikimii saj deri më tani, e mbajti vendin tonë të izoluar dhe larg perspektivës evropiane.

LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco