Lufta ndaj korrupsionit, Kosova bën përparim/ Ja ku renditet në raportin e Transparency...

Lufta ndaj korrupsionit, Kosova bën përparim/ Ja ku renditet në raportin e Transparency...

20:27, 21/02/2018

Transparency International publikoi të mërkurën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, i cili tregon prani të madhe të kësaj dukurie në më shumë se dy të tretat e vendeve ku janë bërë matjet.

Transparency International tha se vendet me mbrojtjen më të vogël për shtypin dhe organizatat joqeveritare, kanë prirje të kenë normat më të këqija të korrupsionit.

“Derisa frenimi i valës së korrupsionit kërkon kohë, në gjashtë vjetët e fundit shumë vende kanë bërë pak ose aspak përparim”, vlerësoi Transparency International.

Indeksi, i cili radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Në këtë indeks, Kosova renditet e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Drejtori i Agjencisë kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, hedh topin tek institucionet e zbatimit të ligjit, në veçanti prokuroria, gjykatat dhe policia, duke thënë se ato duhet të jenë më aktive në këtë luftë.

“Agjencia Kundër Korrupsionit, gjatë gjithë vitit 2017, konform mandatit të saj, ka ndërmarrë veprime konkrete sa i përket luftimit dhe parandalimit të korrupsionit. Shumë raste i ka dërguar në prokuroritë përkatëse, me kallëzime penale. Po ashtu në fushën e konfliktit të interesit ka bërë shumë vendime, në çështjet e prokurimit, në çështjet e deklarimit të pasurisë”, thotë Havolli.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim janë pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në raportin për Kosovën për vitin 2016, BE-ja ka thënë se “korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë problem shumë serioz”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco