Demarkacioni/ Ja kushti që ka LDK për të votuar nesër në seancë...

Demarkacioni/ Ja kushti që ka LDK për të votuar nesër në seancë...

20:20, 21/02/2018

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një deklarate për media, ka bërë të ditur se do ta mbështesë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar në vitin 2015.

Por sipas tyre, LDK nuk mund ta mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet Ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe Deklaratën politike të Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila përbëhet nga dy nene të Marrëveshjes së gushtit 2015, dhe do të votojë PËR këtë Projektligj vetëm me këtë përmbajtje”, thuhet në deklaratë.

LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

“LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mosratifikimii saj deri më tani, e mbajti vendin tonë të izoluar dhe larg perspektivës evropiane. LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike”, përfundon komunikata e LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco