Demarkacioni, pas qeverisë sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Demarkacioni, pas qeverisë sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

09:51, 21/02/2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar Projektligjin e dërguar nga Qeveria, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. 

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi ndryshimet e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

Projektligjit i është shtuar edhe deklarata e dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillohet sot në orën 16:00.

Ndërkohë që debati për çeshtjen e demarkacionit po shkon drejt fundit duke krijura kështu mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco