'Dua Lipës nuk iu bë ftesë zyrtare për 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës'

'Dua Lipës nuk iu bë ftesë zyrtare për 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës'

09:27, 21/02/2018

Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të interpretojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.

Këtë e ka konfirmuar stafi i këngëtares së njohur botërore ashtu sikurse edhe Presidenca e Kosovës. Kjo e fundit ka thënë se ka tentuar ta sillte edhe Lipën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, por kjo ka mbetur në nivel bisedash pasi një gjë e tillë paraprakisht ka qenë e pamundur.

Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë “Kohës Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda qenë jozyrtare.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, ka thënë Lipa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sara21/02/2018 10:18

sa interesante ..u be ceshtje shteterore pse nje rrospie e vogle qe uleret nuk paska marr ftese!!! po keshtu eshte kur ka nje baba menaxher qe e nxit te dali lakuriq edhe te perdridhet sikur kush e di ca po ben ....SA POSHT PASKEMI RENE!!! NE VEND QE TE PROMOVOJM VLERAT E VERTETA KEMI NGRITUR NE PIEDESTAL FEMRAT E PERDALA QE SI KJO EDHE SHOQET E SAJ QE NUK BEJNE GJE TJETER VEC SE REKLAMOJN PORNOGRAFI NGA MENGJESI NE DARKE

Shto koment

Denonco